Rama deklaroi sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinave/ Basha: Dështimin e shet si sukses

Rama deklaroi sigurimin e 500 mijë dozave…

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me deklarimet e Kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit është arritur marrëveshja me kompaninë Pfizer për sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinave.

Në reagimin e tij, Basha shprehet se si përherë Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese.

“Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera.

Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur ndërkohë vaksinimin, ndërsa Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja! Ky i dështuar duhet të largohet nga qeverisja, që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish”, tha Basha.

Më herët Kryeministri njoftoi se javën e 3 të janarit do të mbërrijnë 10 mijë dozat e para të vaksinave Pfizer, ndërsa dozat e tjera do të mbërrijnë në shkurt dhe muajt e ardhshëm.

 

burimi: boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit