Rama dhe Balluku shtojnë rrugë të tjera me tra për shqiptarët

Rama dhe Balluku shtojnë rrugë të tjera…

Viti 2024 ka nisur për kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij krijimin e mënyrave të reja të vjedhjes së xhepave të qytetarëve. Akset rrugore Thumanë-Kashar dhe Tuneli i Llogarasë, si pjesë e korridorit blu, do të jenë me pagesë duke filluar nga ky vit. Për ndërtimin e këtyre akseve janë zhvilluar proçedurat me tenderim nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që drejtohet nga Belinda Balluku, nga ku janë përcaktuar dhe oligarkët që do të pasurohen në kurriz të shqiptarëve.

Sipas të dhënave të publikuara, aksi rrugor i Thumanë-Kashar i është dhënë kompanisë Gener 2 të oligarkut të qeverisë, Bashkim Ulaj, me vlerën mbi 245 milionë eurove. Përveç ndërtimit të rrugës, i është dhënë për mirëmbajtje me afat kohor për 13 vjet. Ndërkohë për Tunelin e Llogarasë janë zhvilluar poçedurat e tenderimit ku kompania fituese ka qenë një koncesionar turk me mbi 80% të fondit limit ku janë ofruar mbi 17 miliardë lekë nga 18.9 miliardë lekë të vjetra.

E thënë ndryshe përveç vjedhjes së taksapaguesve përmes tenderave në kufi me fondin limit, tashmë Rama dhe qeveria e tij do të fusin duart për herë të dytë në xhepin e shqiptarëve duke i bërë me pagesë dy nga rrugët kryesore në vend. Akset e kalimit do të jenë me tra, dhe kushdo që të ketë lirikalimi në të, do të duhet të paguajë.

Për herë të parë Rama dhe qeveria e tij vendosën tra për shqiptarët në rrugën më kryesore në veri të vendit, Rrugën e Kombit që lidh dy krahët e kombit shqiptar. 5 euro ose 6 mijë e 600 lekë të vjetra duhet të paguajnë qytetarët që duan të shkojnë në Kukës, apo në Kosovë. Fillimisht qytetarët e Kukësit protestuan deri në shkatërimin e traut për tarifimin që do u bëhej atyre dhe njerëzve që do të kalonin shpesh në të. Mirëpo Rama nuk u mjaftua me kaq por u shtoi shqiptarëve edhe dy rrugë të tjera me tra. Thuhet se të njëjtin fatë do të ketë edhe autostrada Tiranë-Durrës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit