Rama dhe Koka të dehur i dërgojnë video-mesazh Nasip Naços: 'O Nasip, raki Skrapari vëlla, na fto ndonjë ditë'

Rama dhe Koka të dehur i dërgojnë…

Edi Rama e ka joshur Nasip Naçon, duke i premtuar që do të bëhet si Lefter Koka dhe Damian Gjiknuri.

Në një video të shpërndarë në rrjet duket Edi Rama që i kërkon Naços që të takohen për një gotë verë.

Më pas, duket se biseda vazhdon dhe përfundon tek gota e rakisë së Skraparit.

 

Në video shfaqet Edi Rama, ish-ministri i LSI, Lefter Koka dhe Damian Gjiknuri. Por janë Rama dhe Koka ata që i dërgojnë një video-mesazh Nasip Naços, duke e ftuar t’iu bashkohet për ‘të pirë një gotë verë’.

 

Dialogu i Edi Ramës dhe Lefter Kokës:

Edi Rama: Po ku je mo Nasip, ku je mo burrë, kaq partiak je, sa nuk vjen as të pish një gotë verë? Se ti je dhe qytetar… pi njeriu një gotë verë… apo ke hall se të shpallin armik. Ti s’je shpallur akoma po në listë je për t’u shpallur për armik… shihe pak këtë shihe (tregon me telefon Damian Gjiknurin që qesh).

Hë mo fol ti…

Lefter Koka: Ky është pak kështu, nuk ka kurajo…

Edi Rama: Jo mo kurajo ka ky, por ka atë burrninë që do ta vrasin njëherë në mexhelis. O Nasip…

Lefter Koka: E ka vrarë Lona, i kanë thënë të vënë Elona Gurin para këtij…

Edi Rama: O Nasip, raki Skrapari vëlla, na fto ndonjë ditë, të jesh mirë, të përshëndesim vëlla.

 

burimi: syri.net

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit