Rama dhe Krifca blejnë votat e fermerëve, shpërndajnë naftë 1 javë para zgjedhjeve

Rama dhe Krifca blejnë votat e fermerëve,…

Pasi joshi pensionistët, mjekët, mësuesit, ushtarët, zjarrfikësit dhe administratën, Edi Rama po blen edhe votat e fermerëve. Ministria e Bujqësisë ka nisur këtë të hënë shpërndarjen e naftës pa akcizë për vitin 2023. Përfituesit do të jenë fermerët që do të punojnë tokat për mbjelljet pranverore.

Qeveria dhe ministrira po përdorin të gjithë makinerinë elektorale duke përdorur çdo aset në funksion të mbledhjes së votës. Mirëpo këtë propagandë të stisur nga pushteti, e kanë rrëzuar fermerët. Ata kanë thënë se këtë vit kanë marë më pak naftë se një vit më parë.

Përfituam karburant, të kënaqur jemi, por sasia nuk është e njëjtë është ulur shumë, por ne na vjen në ndihmë. 140 litra mora unë për dy hektarë. Aplikova dhe përfitova, kartën e kam në xhep” – tha një prej fermerëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit