Rama dhe ministrat betohen në Presidencë me dorën mbi Kushtetutë

Rama dhe ministrat betohen në Presidencë me…

Kryeministri Edi Rama dhe kabineti qeveritar u betuan të dielën në Presidencë.

Presidenca e Republikës ka publikuar fotot nga ceremonia e betimit të kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar.

Ashtu siç e përcakton edhe protokolli, ministrat dhe kreu i qeverisë, janë betuar, duke vënë dorën mbi Kushtetutë, ndërsa shihet se të gjithë kanë marrë letrën e dekretit të presidenti Ilir Meta.

Ceremonia në fjalë, në ambientet e Presidencës, është zhvilluar nën masat anticovid, ku të gjithë zyrtarët kanë qenë të pajisur me maskë dhe nuk i kanë hequr asnjë moment.

Ceremonia ishte e shkurtër dhe zgjati rreth 15 minuta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit