Rama dhe ministrat do të betohen para Presidentit Meta

Rama dhe ministrat do të betohen para…

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e rinj ditën e nesërme do të shkojnë në Presidencë për t’u betuar para Presidentit Meta. Ceremonia e betimit do të fillojë në orën 10:00.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm u votua në Kuvend qeveria e re “Rama 3” me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.

Ndërkohë, më herët Presidenti Meta kërkoi nga Prokuroria informacione nëse ndonjë prej ministrave kishte çështje penale të hapura, por përgjigja e Prokurorisë ishte negative, me ministrat që ishin të gjithë “të pastër”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit