Rama dhe Veliaj bashkëbisedim me qytetarët në Tiranë, kryeministri: Fatkeqësia kthehet në mundësi më të madhe

Rama dhe Veliaj bashkëbisedim me qytetarët në…

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj kanë zhvilluar një takim dhe bashkëbisedim me qytetarët e Tiranës.

Veliaj u pyet nga një qytetarë në lidhje me procesin e Rindërtimitm, ku pallatet e reja që do të ndërtohen do të jenë në lagjen 5 Maj dhe në Kombinat.

‘Në disa raste ja vlen rigrupimi, duke i afruar afër shërbimeve. Këtë gjë po e bëjmë në Vaqarr, në Baldushk. Kjo është për pjesën rurale. Në pjesën urbane që janë dy lagje. E paimagjinueshme, do të thotë që vetëm ideja e lagjes së re a kush do të shkojë në lagje të reja i ka rënë bingoja. Sipas kalkulimeve tona prona është rritur me 11% të vlerës në Tiranë. Në mars do të fillojmë me riparimin e pallateve me fondin e bashkisë së Tiranë.’ tha Veliaj

Ndërsa Rama në lidhje me pytjen ka qetësuar qytetarët duke thënë se do të jenë më mirë se aty ku jetonin më parë.

Sipas tij Rindërtimi po e kthen fatkeqësinë në një mundësi shumë më të madhe, për të pasur kushte shumë më të mira sa i përket shërbimeve.

Ndër të tjera Rama tha se deri në fund të vitit të ardhshëm, sipas tij mund të mos mbetet asnjë shenjë nga shkatërrimet e tërmetit.

‘Është e natyrshme që secili të ketë atë ngurimin që nga një shtëpi që e ka jetuar në një pallat për shumë vite dhe është mësuar me atë destinacion dhe të kalojë në një shtëpi tjetër në një lagje të re, por jam i bindur se të gjithë do të jenë shumë më mirë dhe në një kuptim fatkeqësia do të kthehet në një mundësi të madhe për të pasur kushte shemë të mira. Lagjet e reja na japin mundësinë që qysh që të ndërtojmë një lagje me standarde me të mira duke pasur afër shërbimet esenciale dhe duke pasur një mjedis nga pikëpamja e hapësirës” tha Rama

“Deri në fund të viti të ardhshëm besoj se nuk do të ketë më asnjë gjurmë nga tërmeti. Besoj se dëmet jo vetëm që do të jenë zhdukur, por do të jenë dëshmia e një ndryshimi rrënjësor”, u shpreh kryeministri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit