Rama dhe Veliaj duhen gjobitur! Shfaqen pa maska në takimin publik me qytetarët

Rama dhe Veliaj duhen gjobitur! Shfaqen pa…

Më një shpurë të madhe rojesh, servilësh, fotografësh dhe regji qendrore, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u kanë bërë sot karshillëk shqiptarëve.

Ata të dy kanë dalë sot pa maska gjatë një aktiviteti publik në periferi të kryeqytetit, duke treguar se ligjet dhe rregullat i bëjnë për të tjerët dhe jo për veten.

Në një spektakël të shëmtuar të tipit “nuk keni se çfarë më bëni”, kryeministri Rama, ka shkuar sot në zonën e Saukut, ku ka parë disa shtëpi që Bashkia po u’a rindërton banorëve të dëmtuar nga tërmeti.

Bashkë me kryebashkiakun Veliaj, Rama ka takuar shumë banorë, por ndërkohë që të tjerët ruanin distancat dhe mbanin maska, dy “liderët” i shkelën masat madje edhe përpara fotografëve të tyre.

Në këtë formë, dy figurat, Rama dhe Lali Zdromsi, jo vetëm duhet të gjobiten, por janë kthyer edhe në një burim potencial infektimi për të tjerët.

Ajo që është më e turpshme, është fakti se si kjo tallje bëhet në transmetime LIVE (të drejtpërdrejta) dhe shqiptarët vetëm i ndjekin.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit