Rama: Doni apo jo, në 30 korrik votojmë ndryshimet Kushtetuese

Rama: Doni apo jo, në 30 korrik…

Kryeministri Edi Rama është shprehur i prerë sot se ndryshimet Kushtetuese do të miratohen në seancën e Kuvendit të 30 korrikut. Marrëveshja e 5 qershorit, theksoi kreu i qeverisë, nuk do të preket, ndërsa shtoi se pas ndryshimit të Kushtetutës mund të diskutohen çështjet zgjedhore siç janë listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore.

Doni apo nuk doni, në 30 korrik do të votojmë ndryshimet Kushtetuese. Ata që shantazhojnë asgjë s’kanë për të fituar. Ne do t’i qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit. Marrëveshja e 5 qershorit nuk është bllokimi i neneve që duhet të reflektojnë ndryshimet Kushtetuese. Ajo marrëveshje flet për administratën zgjedhore, financimin e partive. Ato nuk preken.

Pas votimit të gjithë janë në të drejtën e tyre për të diskutuar. PD të mos lodhet duke kundërshtuar 30 korrikun. Është një marrëveshje e nënshkruar dhe të gjithë ata që e kanë marrë përsipër ta votojë, le ta votojnë. Është e mbyllur, është vullneti i këtij parlametni që mund të jetë ilegjitim sipas Ilir Metës, sipas rastit. Se kur votohet 5 qershorit nuk janë 82, por më shumë dhe kur votohet 30 korriku, janë 82…

Kështu që, ne udhëheqim dhe natyrisht kjo na sjell në situata konflikti që nuk janë zgjedhja jonë. Ne jemi për dialog dhe komunikim me të gjithë. S’kam refuzuar të ulem me Lulzim Bashën, ka refuzuar Lulzim Basha të ulet me mua. S’ka refuzuar PS të ulet me PD-në, por ka refuzuar PD-ja të ulet me PS-në. Për koalicionet ka kohë për të diskutuar”, u shpreh Rama./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit