Rama drejt BE-së me lëpirje/ Njëherë i ulet në gjujnë, tani e puth kryeministrin e Luksenburgut

Rama drejt BE-së me lëpirje/ Njëherë i…

Politikanët shqiptarë kanë 32 vite që premtojnë se do ta bëjnë Shqipërinë si gjithë Europa, por në 32 vite kanë bërë vetëm vilat e tyre si vilat europiane. Mandat pas mandati e pushtet pas pushteti, premtimi ka qenë i njejti; Unë do ta fus Shqipërinë në Europë.

Normalisht, asnjë politikan nuk ia ka dalë pasi raportet e ndërkombëtarëve tregojnë për një Shqipëri të zhytur në korrupsion, me institucione të kapura, me krimin dhe grupet mafioze të organizuara e të ndihmuara nga politika si dhe me një varfëri të frikshme të shtrirë në popullatë. Në këto tre dekada Shqipëria nuk ka ndryshuar asgjë, përveçse janë shtuar resortet në majë të malit e në buzë të detit për politikanët dhe oligarkët e tyre.

As Edi Rama nuk mund të bëjë më shumë përsa kohë populli që ai drejton është më i vafrëri në botë dhe grupet kriminale ndër më të fortat. Për të bërë shfaqje dhe për t’u treguar se fajin e ka Europa që nuk na pranon e jo Shqipëria që ai drejton, kryeministri është khyer në klloun cirku që gajasë ndërkombëtarët.

Në samitin e Këshillit të Evropës që po zhvillohet në Islandë, Rama ka puthur në ballë homologun e Luksemburgut Xavier Bettel. Pasi iu ulë në gjunjë në Tiranë dhe i shtrëngo duart, këtë herë Rama ka vendosur ta puth një nga personat kyç në pranimin e Shqipërisë në BE.

Këto skema nuk e çojnë askund Shqipërinë, por janë disa veprime vetëm për të bërë për të qeshur ndërkombëtarët me një kryeministër fatkeq që i ka rënë përsipër Shqipërisë. Në vend që Rama të punonte për përmbushjen e çdo kapitulli që BE kërkon nga Shqipëria, Rama lodron me ndërkombëtarët, njësoj siç bëri me kabinetin e tij qeveritar gjatë tallavasë në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 14 majit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit