Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së studentëve, duke pretenduar se pas zhvillimeve të fundit qëndrojnë faktorë të jashtëm që nuk e duan Shqipërinë të qetë dhe në rrugën drejt integrimit evropian. Gjatë një deklarate nga një objekt i dëmtuar nga zjarri, Rama u shpreh se protesta është larguar nga qëllimi fillestar dhe se aktet e dhunës nuk përfaqësojnë shqetësimet dhe kërkesat e studentëve.
Kreu i qeverisë akuzoi opozitën se po nxit dhunën dhe po përpiqet të pengojë përparimin e vendit. “Dora e vjetër që e ka ndjekur Shqipërinë, dhe e dimë se e kujt është, sot mbështetet edhe nga duart e huaja që nuk e duan Shqipërinë të qetë”, deklaroi Rama, duke shtuar se, sipas tij, nuk është rastësi që tensionet shpërthejnë kur vendi afrohet më shumë drejt objektivit të integrimit në Bashkimin Evropian.
Megjithatë, Rama pranoi se studentët, sipërmarrësit dhe qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë përmirësimin e kushteve dhe zgjidhjen e problemeve që i shqetësojnë. Ai theksoi se qeveria është e gatshme të adresojë kërkesat, por nuk do të tërhiqet përballë dhunës. Sipas kryeministrit, shqetësimet duhet të trajtohen përmes dialogut dhe pa cenuar rendin e sigurinë publike.
<iframe width=”460″ height=”818″ src=”https://www.youtube.com/embed/sFojIddTTEc” title=”Rama ka reaguar sërish pas protestës së studentëve” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>