Rama e deklaroi live shkarkimin e shefit të komisariatit përgjegjës tek Liqeni, kush është drejtori i ri që bënte ‘zap’ protestuesit e Astirit (EMRI)

Rama e deklaroi live shkarkimin e shefit…

Është zbardhur emri i ri që do të zëvendësojë Oltion Agollin, shefit të Komisariatit nr.1 i cili mbulon zonën e Parkut të Liqenit sepse përtej orarit kishte një numër të lartë njerëzish. Mësohet se drejtori i ri do të jetë Oliger Torba. Kryeministri Edi Rama ka folur dy ditë më parë në lidhje me situatën pándemike në vend si dhe rihapjen e vendit.

Rama tha është shkarkuar shefi i komisariatit nr. 1 Oltion Agolli i cili mbulon zonën e Parkut të Liqenit sepse përtej orarit kishte një numër të lartë njerëzish. Po ashtu mësohet se është paralajmëruar edhe Oltion Bistri, shef në komisariatin nr. 2 në Tiranë.

“Dje është shkarkuar shefi i komisariatit të mbulon zonën e Parkut të Liqenit sepse përtej orarit kishte një numër të lartë njerëzish. Mos u çudisni të mbyllemi prapë. Nëse numrat do të flasin kështu, nuk ka shans që Tirana të dalë në zonë e gjelbër. Vendimi do të merret nesër për fundjavën. Në Greqi nuk kalon dot nga një qark në një qark tjetër.”- tha Rama.

Por kush është Oliger Torba? Më 20 Mars të 2019, një ditë pas protestës që zgjati për disa orë në zonën e Astirit, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin banorë të zonës. Faxweb.al raportoi  ser ishin shoqëruar: Gezim Sadikaj, Lutfi Kastrati, Ilir Katiraj Lindita dhe Dorian Protoduar, Skender Doda.

Atë ditë në të gjithë zonën e Astirit kishte një prani mjaft të madhe të policisë dhe forcave të FNSH-së, ndërsa pranë banorëve mbërriti me urgjencë dhe kryedemokrati Lulzim Basha. Banorët thonë që në të gjithë zonën kanë qenë rreth 300 punonjës të policisë. Sipas banorëve presioni ndaj tyre bëhet në mënyrë që të mos i bashkohen protestave të PD-së ndërsa e akuzuan Torbën se po bënte presion ndaj tyre.

“Oliger Torba nuk ka çfarë t’iu bëjë banorëve të Unazës së Re, protesta është shumë e ligjshme, kemi 137 ditë që protestojmë. Jemi paqësorë, nuk kemi cënuar një lule dhe këta na vijnë dhe na provokojnë. I bëj thirrje drejtorit të komanduar Dhimitraq Ziut që të mos vijnë dhe të bëjnë presion në Unazë të re, nuk pati bythë Erion Veliaj për të na përçarë dhe jo të kesh ti”, u shpreh një banor në atë kohë. /Faxweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit