Rama: E pamundur të pastrohen para te kullat, janë të gjitha në lupë

Rama: E pamundur të pastrohen para te…

Kryeministri Edi Rama ka folur mbi kullat e ndërtura në Tiranë.

Ai u shpreh se është e pamundur që të pastrohen para te kullat pasi të gjitha bëhen me transaksione bankare.

Më tej, Rama shtoi se të gjitha kullat e Tiranës kanë njerëz me emër dhe mbiemër, të cilët hyjnë te taksapaguesit më të mëdhenj të Shqipërisë.

Kryeministri tha se të gjitha kullat bëhen në toka private.

Ndër të tjera, Rama shtoi se të gjitha kullat janë në lupë, pasi çdo transaksion që bëhet shkon nëpërmjet Drejtorisë së Pastrimit të Parasë.

Pikërisht te kullat nuk pastrohen para. Është e pamundur të pastrohen para te kullat, sepse janë të gjitha transaksione bankare.

Të gjitha kullat e Tiranës kanë njerëz me emër dhe mbiemër që janë realizuesit e tyre. Janë njerëz të sipërmarrjes që hyjnë te taksapaguesit më të mëdhenj të Shqipërisë. Të gjitha kullat e Tiranës bëhen në toka private. Të gjitha kullat janë në lupë. Çdo transaksion që bëhet shkon nëpërmjet Drejtorisë së Pastrimit të Parasë.“, tha kreu i qeverisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit