Rama e shet si sukses inceneratorin që çoi në burg Kokën dhe Bllakon: Shyqyr që e vumë në punë

Rama e shet si sukses inceneratorin që…

Edi Rama u ka hedhur hi syve elbasanasve dhe gjithë shqiptarëve, duke e quajtur një sukses të madh Inceneraorin e Elbasanit. Një nga aferat më korruptive e hetuar nga drejtësia dhe që ka çuar pas hekruave ish-ministrin Lefter Koka dhe deputetin Alqi Bllako, sot shitet si një nga veprat e ndërtuara me bekimin e socialistëve. Një gopë e zezë thithëse e parave të shqiptarëve, pronarët e së cilës janë në arrati dhe në kërkim nga drejtësia për mashtrim, por që për Ramën konsiderohet një arritje “vetëm përpara”.

Është i madh ai (Luçiano Boçi). Po kur tha? Do ta mbyll, tha impiantin e mbetjeve. Ne shyqyr e vumë në punë. Do ta mbyll, tha le të digjen plehrat në natyrë se është më higjienike. Normal, do një mal me plehra që të digjet atje për të bërë ndonjë film, se është shesh xhirimi këtu. E për të dalë ai atje, Koçi i teto Ollgës e për të bërë nai serenatë. Hyp sipër non gratës e t’u ardh vërdallë bashkë me kalin e vet. Këto janë të gjitha mënyrë për të thënë se ata nuk i duhen dreqit e jo mo t’i duhen Elbasonit” – tha Rama.

Çështja për inceneratorin e Elbasanit është ende në gjykim. Lefter Koka dhe Alqi Bllako kanë pranuar gjykimin e shkurtuar, dhe vendimi i gjykatës pritet të jepet shpejt. Lefter koka, ish-ministër i qeverisë Rama akuzohet se përfitoi rreth 3.7 milionë euro ryshfet nga tre administratorët e kompanisë Albtech Energy, Klodian Zoto, Mirel Mertiri e Stela Gugallja për dhënien me koncesion dhe ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit