Rama e zgjodhi me bujë, Najada Çomo lë mandatin e deputetes

Rama e zgjodhi me bujë, Najada Çomo…

Kryeministri Edi Rama njofton tërheqjen e deputetes së zgjedhur Najada Çomos.

Rama dha sot lajmin se deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, Najada Çomo, ka vendosur të dorëzojë mandatin e saj. Kryeministri tha se ajo po largohet për t’iu përkushtuar luftës ndaj virusit Covid-19 në Spitalin Infektiv.

Kujtojmë se Çomo u zgjodh me bujë nga Rama si kandidate për deputete, në krye të listës së Tiranës. Ndaj saj nuk munguan akuza publike nga qytetarë dhe media.

Edhe pse e dinte se do linte punën në spital dhe se virusi ishte në qarkullim, Rama njoftoi sot se Najada do rikthehet si mjeke për të luftuar Covid-19.

“Më komunikoi largimin për të mos u ndarë nga skuadra e saj fantastike në Spitalin Infektiv, pikërisht në momentin kur varianti Delta i virusit nisi të rimbushë shtretërit e terapisë intensive. E falënderoj edhe publikisht për këtë shembull kuptimplotë të detyrës”, tha Rama.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit