Rama entuziast: Jemi më të pasur se Zvicra

Rama entuziast: Jemi më të pasur se…

Ditën e sotme në përvjetorin e Akademisë së Shkencave e cila po mbahet në Kuvend, kryeministri Edi Rama u shpreh se ne jemi më të pasur se Zvicra. Ai tha se zviceranët dinë më shumë se sa shqiptarët.

Më tej, ai shtoi se sa më shumë të investohet në një fushë, aq më shumë përfitime do të ketë.

Rama tha se një popull nuk dallohen nga ajo që kanë, por nga ajo që dinë.

Teksa foli për furnizimin me ujë, problemet e tij kryeministri ia adresoi padijes.

“Shumë njerëz thonë ne kemi ujë, ne kemi diell, ne kemi naftë, ne kemi minerale, ne kemi pyje, male. Ne duhet të jemi si Zvicra, sepse ne jemi shumë të pasur, mirëpo vendet nuk dallohen nga ajo që kanë, por nga ajo që dinë. Zvicra nuk ka sa ne, por Zvicra di më shumë se ne. Nëse shohim investimet në dije dhe shkencë krahasuar me të ardhurat do të shohim që sa më shumë është investuar në dije dhe shkencë aq më shumë janë rritur të ardhurat. Izraeli nuk ka ujë, por është vendi nr 1 në planet për ujin. Ka ekselencën e furnizimit me ujë pa pasur ujë fare, sepse ka dijen. Ne kemi ujë më shumë se të gjithë pas Norvegjisë dhe problemin kryesor kemi ujin. Pse? Për shkak të një trashëgimie të egër si rezultat i padijes”, deklaroi Rama.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit