"Rama firmos për kullën 25-katëshe pranë sheshit Skënderbej"

“Rama firmos për kullën 25-katëshe pranë sheshit…

“Edi Rama ka dhënë lejen e ndërtimit të një kulle 25-katëshe pikërisht mbi territorin e hotel Vjosës”. Një denoncim të fortë me dokumenta ka bërë sbioot, Partia Demokratike, e cila ka hedhur poshtë mashtrimet e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili kishte deklaruar se në këtë truall do të ndërtohej një stacion, por në fakt, me firmën e Ramës provohet se trualli i është dhënë kullës së re në Tiranë.

Dy politikanët e PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Ina Zhupa, pikërisht nga trualli ku ka nisur të ngrihet kulla e re 25-katëshe, 85 metra e lartë, i kanë bërë thirrje Prokurorisë të hetojë këtë pastrim parash të pista nga ana e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së, ka dhënë fakte se cilët janë pronarët e këtij ndërtimi, ku përfshihet edhe Edmond Bego, një biznesmen i njohur si trafikant droge, mik i Taulant Ballës.
Alibeaj dhe Zhupa theksuan se në këtë betonizim të Tiranës, për katër kullat që janë duke u ngritur përreth sheshit Skënderbej, bëhet fjalë vetëm për pastrim parash.
                                                               “Askush nuk ka për t’i gëzuar paratë e betonizimit, – përfundoi Alibeaj. –  PD është e betuar se nëpërmjet sentencës “Ndiq paranë” do të gjejë të gjtihë rrënjet e korrupsionit dhe parave të pista që po pastrohen nëpërmjet Edi Ramës, Erion Veliajt dhe oligarkëve të tyre.”
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit