Pas shkarkimit të Vlora Hysenit nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit, kryeministri Edi Rama ka firmosur urdhrin për delegimin e përkohshëm të kompetencave administrative të drejtorit të SHISH.
Kompetencat i janë deleguar Elvis Lilës, drejtorit të Departamentit Operativ, i cili do t’i ushtrojë ato me efekt të menjëhershëm dhe deri në emërimin e drejtuesit të ri të SHISH.
Urdhri është nxjerrë në zbatim të Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi për administratën publike dhe Shërbimin Informativ të Shtetit. Vendimi ka hyrë në fuqi dhe është publikuar në Fletoren Zyrtare.