Rama flet për infektimin e Veliajt: Lali Erin e kam mbajtur në distancë

Rama flet për infektimin e Veliajt: Lali…

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot infektimin me koronavirus të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Nga Lezha ku inspektoi një thertore, Rama iu kërkoi punonjësve që të ruajnë masat kundër Covid-19. Edhe ai vetë tha se i ka ruajtur, teksa i uroi Veliajt shërim të shpejtë dhe tha se “shpresoj të mos ma ketë lënë mua stafetën”. 

“Distancë në ambientet e jashtme dhe maskat në ambientet e brendshme dhe jeni në rregull. Edhe Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishallah po e kalon lehtë ai dhe s’ma ka lënë mua stafetën”, tha Rama.

Por vetë Rama, teksa inspektonte punimet në një shkollë në Lezhë, i shoqëruar nga Pjerin Ndreu dhe Arben Ahmetaj, nuk mbante maskë siç shihet në pamjet më poshtë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe tre deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Ralf Gjoni, Enver Roshi dhe Eljo Hysko, u konfirmuan dje me Covid-19.

Të infektuarit mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që duhet të qëndrojnë 14 ditë në izolim, deri në përsëritjen e testit të dytë për Covid-19./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit