Rama flet për televizionin francez: Turqia nuk ka strategji në Ballkan

Rama flet për televizionin francez: Turqia nuk…

Kryeministri Edi Rama tha në një intervistë për televizionin francez “France 24”, se Shqipëria nuk përbën një rrezik për Bashkimin Europian dhe po kthehen në dëm kolateral për një problem mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Bullgaria ka kërkesa me karakter historik dhe identitar ndaj Maqedonisë së Veriut. Dhe procesi bllokohet lehtësisht me një veto. As Franca as Gjermania nuk kanë forcë të bindin Bullgarinë të ndryshojë qëndrim, dhe kjo po e ndërlikon edhe më shumë procesin duke vendosur mes nesh dhe BE një çështje që është dypalëshe”, tha Rama.

I pyetur për numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë në BE, Rama tha se problemi i valës së emigracionit nuk lidhjet me procesin e integrimit. “Unë nuk shoh rrezik shqiptar për Europën”, tha Rama. Ai pranoi se Shqipëria ka një problem me korrupsionin, por, tha Rama, “lufta kundër tij ka shkuar në një nivel tjetër”. Gazetaret e “France 24” e pyetën kryeministrin edhe për marrëdhënien me Erdogan dhe modelin e tij qeverisës apo ndikimin e tij në rajonin tonë. “Turqia nuk ka asnjë strategji në Ballkan që bie ndesh me integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Në 30 vite vetëm një xhami është ndërtuar në Shqipëri me ndihma nga Komunitetit Mysliman i Turqisë”, tha Rama.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit