Rama flet si tellall i ndërkombëtarëve: Kosova ka hyrë në një kurth që ja ka bërë vetes

Rama flet si tellall i ndërkombëtarëve: Kosova…

Edhe pse nuk është i deleguar, i detyruar apo përgjegjës për këtë çështje, Edi Rama vijon t’i japë mend Albin Kurtit sesi duhet të sillet me Serbinë dhe mikun e tij Aleksandër Vuçiç. I entuziazmuar se u shtroi ndërkombëtarëve një tryezë për të mbajtur Samitin e Berlinit, nga i cili Shqipëria përfitoi vetëm njohjen e diplomave profesionale, Rama sillet si të ishte pjesë e Bashkimit Europian.

Madje ai shpesh ka guxuar edhe të vëri nën presion qeverinë e Kosovës me politikat që duhet të ndjek. Së fundmi nga një takim me presidentin e Francës, Emaunel Macron, Rama i kujtoi Kosovës liberalizimin e vizave dhe sanksionet që mund të vendosin ndërkombëtarët.

Dje kemi pasur një bisedë të hapur informale me gjithë liderat, përfshirë edhe Kurtin dhe Brnabic. Mark Rutte iu drejtua të dyve dhe iu tha mos harroni kurrë që një kompromis më shumë se çfarë do fitosh është se çfarë nuk do të humbasësh.Për mua shqiptarët në rajon janë në ditën e tyre më të mirë në histori.
Sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes, por s’ka qenë kurrë më mirë. Do ishte dramatike të humbiste një të drejtë të fituar për të lëvizur lirisht në BE. Ndërkohë të dyja palët kanë një plan, që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës.
Më rrëqethet mishi kur mendoj se mund të ketë ndalesë në liberalizimin e vizave. Por duhet ta kërkojmë te vetmja, jo te presidenti i Francës, ta bëjë Kosova pjesën e vetë.”, u shpreh Rama
.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit