Rama foli për sëmundjen e djalit në parlament, Kryemadhi: Mos e përdor kur ke halle ligjore

Rama foli për sëmundjen e djalit në…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar ndaj fjalës së Ramës në Kuvend, i cili përmendi sëmundjen e të birit që u kurua në një spital të Amerikës.

Në një shkrim në Facebook, Kryemadhi shkroi në Facebook, “Shprehjen më të mirë të dashurisë për fëmijët mund ta bëjmë duke mos i përdorur ata sa herë kemi halle politike dhe ligjore”.

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama tha:

Jeta më ka çuar dikur pranë një njeriu të zemrës në një spital amerikan në Masacusten, dhe kur kam hyrë në atë spital dhe kam parë se ç’ndodhte kam menduar se kjo këtu është dora e Zotit se nuk ka mundësi. Përpara syve të mi kam parë atë qenie, që do të jepja jetën time që të kthehej nga koma dhe sot në atë vend ku gjendet ai spital numërohen deri tani 6 mijë të vdekur me vetëm dyfishin e Shqipërisë. Përderisa ne ia dolëm. Brenda majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht, kufijtë do të jenë hapur dhe ne do të përgatitemi për sezonin turistik

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit