Rama ftesë Bashës: Të ulemi në tryezë direkt!

Rama ftesë Bashës: Të ulemi në tryezë…

Pasi firmosi një marrëveshje me deputetë brenda parlamentit, Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një ftesë kreut të opozitës Lulzim Basha.

Rama e fton Bashën të ulen në tryezën e Këshillit Politik dhe për të diskutuar hapjen e listave dhe ndryshimet kushtetuese.

“Unë e kam sqaruar edhe në Këshillin Politik. Nuk do të ketë një ndalim të koalicioneve. I bëj një apel Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike dhe aleatëve që të mos e refuzojnë tryezën. Nuk jemi dakord për të rënë dakord për të gjitha, por kemi mundësi të biem dakord për shumëçka. PS i ka bërë të gjitha përpjekjet e veta. PS nuk e bën për interesin e saj partiak. PD është një realitet politik, nuk është institucional, por ne nuk mund ta injorojmë”, tha ndër të tjera Rama.

I pyetur se po ndalon koalicionet parazgjedhore për shkak të frikës nga humbja, Rama u përgjigj: “Frikë nga koalicionet? Që unë do humbas nesër është një këngë që rrotullohet prej shumë vitesh tani, që kur kandidoja për bashkinë e Tiranës. Edhe unë kam pasur momentet e vështira dhe humbjet e mia. Nuk vlen të numërojmë humbjet dhe fitoret, por vlen të numërojmë sa herë ringrihemi. Çfarë thonë ata e kanë të drejtë ta thonë. Kush i merr shqiptarët për budallenj e ha”.

Opozita ndërkohë refuzon ndalimin e koalicioneve parazgjidhore dhe shprehet se ky është qëllimi që kërkon të arrijë Rama nga Reforma Zgjedhore.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit