Rama fyen artistët: Teatri, një pjellë basdarde!

Rama fyen artistët: Teatri, një pjellë basdarde!

Kryeministri Edi Rama përdori një fjalor fyes këtë të Enjte ndaj  artisteve që protestojnë për shembjen e Teatrit Kombëtar, opozitës dhe Presidentit Ilir Meta.

Godinën e teatrit, të shembur me vendimin e Bashkisë Tiranë dhe bekimin e tij, Rama e quajti “bastarde”.

Godina e Teatrit Kombëtar nuk është fëmija i ligjshëm i autorit italian, por fëmija bastardë i një marrëdhënie mes autorit dhe autores që ishte lufta fashiste, që duhej ushqyer me para dhe me grurin e mbjellë në parqet e Tiranës e në kopshtet e Tiranës”deklaroi nga foltorja e Kuvendit.

Aleancën për Mbrojtën e Teatrin e cilësoi “Aleancë e Politikës me Teatrin”, ndërsa për artistët që shprehen kundër shembjes së godinës tha: Kush janë këta artistë, ca na kanë dhënë këta ne?!

Pas paqes që u vu së fundmi me Presidentin Ilir Meta, të cilën e ka vlerësuar publikisht për bashkëpunim në parandalimin e COVID, sot e sulmoi pas qëndrimit të kreut të shtetit kundër shembjes së teatrit.

Larg qoftë, të them unë se plaku digjital nuk e do teatrin, ai është dramaturg i lindur, apo Basha, ai është artist i lindur, një aktor që i është huazuar politikës për t’i dhënë shpirtin. Ilir Meta, ai është gati që të vendosë ballin e tij mbi kushtetutë dhe të bëhet njësh me shqiponjën dhe të shfaqet me një majtë të lartë duke u parashutuar me Çim Pikën për të na ngrënë mëlçinë të gjithëve. Monika është me Volterin. Lerë pastaj një Budinë e madhe dhe një e vogël që pas fjalimit turren të përqafojnë artistin, Lulin. Budina i madh thotë; jam nënshtetas italian, nuk e njoh, e njoh si aktor rolesh të dytë”, tha Rama.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit