
Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama I bëri një surprizë presidentit Erdogan. Bëhët fjalë pikërisht për një vepër artistike, që sikurse tha Rama e ka bërë me duart e veta.
Pikërisht këtë sekuencë e ka ironizuar aktori i njohur i humorit shqiptar, Agron Llakaj. Në rrjete sociale, ai ka publikuar momentin kur Rama i jep dhuratën Erdoganit dhe e ka dubluar me një sekuencë nga filmi ‘Zonja nga Qyeti’, pikërisht momenti kur aktori që luan rolin e Koçit i tregon Ollgës punët e veta. “DUBLIM/ Dhurata e çmuar nga Rama per Erdogan…”, shkruan Llakaj.
Kreu i qeverisë i ka dhuruar një prej punëve të tij kreut të shtetit turk, një vazo shumëngjyrëshe.
Rama: E kam bërë vetë me këto duar. Jam artist serioz unë (qesh) Siç thashë, dua që të shkojë në shtëpi kjo. Se e kam parë që zonja e kupton më mirë artin tim. Këto janë nga pjekja.
Erdogan: Do ta marr në shtëpi, do ta vendos në vendin më të mirë. Do e marrim që tani. Rama: Se kemi paketuar se është pak e rrezikshme, por ta mbajmë me kujdes. Faleminderit për këtë vazo.
Erdogan: Kjo është fundore prej sarajit që kemi në Stamboll, prej shqiptarëve. SHIKO VIDEON KETU