Rama i bindur për të fituar mandatin e katërt, faktet që ngrejnë dyshime për ndikime në zgjedhje

Rama i bindur për të fituar mandatin…

“Ne, në 2025 duhet të marrim një fitore më të madhe sesa e mëparshmja”. Kjo ishte deklarata që kryeministri Edi Rama bëri këtë fundjavë nga Elbasani. Teksa e vuri theksin tek rienergjizimi i partisë dhe strukturave, Rama njoftoi se do i vazhdojë takimet në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Këto takime janë normale, para çdo procesi zgjedhor, por deklaratat e kryeministrit se vitin e ardhshëm do të fitojë më shumë vota, ngre dyshime për disa arsye.

Së pari, dyshimet janë nëse qeveria ka ndërhyrë tek të dhënat e censit, te cilat janë shtyrë disa herë në kohë për publikimin e rezultateve, por së fundmi edhe u pretendua se faqja e INSTAT u hakërrua. Të dhënat e popullsisë, janë ndikues i drejtpërdrejtë tek zgjedhjet.

Së dyti, siguria e kryeministrit Rama se në 2025-sën do fitojmë më shumë vota, ngre dyshime të forta, për bashkëpunim të socialistëve me eksponentë të krimit, bazuar kjo edhe në denoncimet e bëra nga opozita për zgjedhjet e fundit vendore. Marrja e Bashkisë Shkodër nga PS për herë të parë, sollën një sërë akuzash nga kundërshtarët politik, të cilat i faktuan më pas me foto dhe video.

Një tjetër siguri që Rama ka për fitoren është edhe fryrja e administratës me patronazhistë. Të rinjve dhe të rejave, që tundin vetëm një teser partie në dorë dhe kanë marrë vende të mira pune, Rama u ngritur disa herë pagat, duke premtuar edhe një rritje tjetër brenda këtij viti. Duke i “joshur” me paga, Rama ka të sigurta mijëra vota.

Këto fakte, tregojnë qartë sigurinë që Rama ka, për të marrë mandatin e katërt përmes ndikimeve të tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit