Rama i jep fund shëndetësisë falas, kush nuk paguan duhet të presë për muaj me rradhë

Rama i jep fund shëndetësisë falas, kush…

Në spitalet tona rradhët janë të gjata dhe për të kryer edhe shërbimet apo analizat më të thjeshta afati kohor është minimumi një muaj.

Për këtë kryeministri gjën zgjidhjen perfekte për ti zhvatur përsëri qytetarët dhe për të marrë nga xhepat e qytetarëve. Ai i detyron ata të paguajnë, për të mos pritur në rradhë.
Këtë të mërkurë Rama nisi zbatimin e ligjit të miratuar verën e shkuar,se çdokush që nuk do të presë në radhë e gjatë në spitale do të paguajë.

Ka pacientë që duan një shërbim shumë të shpejtë, por nuk pres ta bëj këtë operacion pas dy javesh dua ta bëj nesër, dhe për këtë do të paguajë. Dhe dua filan jek dhe atëhere nga kjo përfiton gjithe sistemi public dhe në këtë pikë skemi në pse të na bëjnë për budalla privatët“, u shpreh kryeministri.

Ndërkohë që kudo flitet për shëndetësi falas, për barnat falas dhe kryeministri shprehet se spitalet tona janë në nivele të larta në anën tjetër me këtë ligj Rama i dha fund premtimeve të tij, duke e kthyer shëndetësinë publike, në një shërbim, me më shumë para.

Pra në vendin tonë, ata persona që nuk mund ti përballojnë tarifat për të marrë një shërbim të shpejtë e vetmja mënyrë është të presë një kohë relativisht të gjatë kur flitet për shëndetin. Për atë kategori nuk ka asnjë zgjidhje edhe nëse gjendja e tyre mund të jetë e rëndë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit