Rama i ka "tërhequr veshin" si pisanjoz! Dritan Leli "përvesh mëngët", merr lopatën dhe pastron plehun

Rama i ka “tërhequr veshin” si pisanjoz!…

Politika në vendin tonë është bërë si një komedi ku politikanët luajnë rolin më të bukur, atë të qenit pranë qytetarëve, duke u zhveshur nga kostumi i politikanit, madje edhe duke provuar për pak minuta jetesën e një qytetari të thjeshtë dhe kjo për të shkrepur një foto që do të postohet menjëherë në rrjetet sociale. Në fakt këtë ka bërë edhe Dritan Leli, i cili ka zbritur në një katund në Beshisht dhe i është përveshur punës duke pastruar plehun. Ky moment, ku Leli kap lopatën dhe i përvishet punës është fotografuar dhe është hedhur në Facebook-un e Lelit. Veç fotos e cila flet vetë, Leli ka shkruar se pastrimi i plehut në pikë të mëngjesit është një ritual që ndihmon të niset dita mbarë. Kujtojmë që Leli është kritikuar nga Rama si pisanjoz, por pas kësaj fotoje duket që Lelin e ka vrarë disi sedra dhe i ka treguar kryeminsitrit se është një djalë i mbarë, i pastër dhe punëtor.

Postimi i Lelit:

E nisa ditën herët sot, bashkë me Spiron, duke pastruar plehun në katua, një nga ritualet e mëngjeseve që e ndihmojnë ta nisi ditën mbarë.

I kisha premtuar Spiros që do të kthehesha të pija kafen në shtëpinë e tij, kur të përfundonte rruga e Beshishtit.

Jam i kënaqur që punët e tij të përditshme janë lehtësuar, falë rruges. E dëshmon këtë fakti që Spirua ka rritur numrin e lopëve. Jam i bindur që do të ndodh njësoj edhe me banorët e tjerë. Do të kthehem sërish në Beshisht sepse rruga e ka bërë zonën një zgjatim të qytetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit