Rama i lutet Zotit, shpresojmë të bjerë shi që të përballojmë krizën energjitike

Rama i lutet Zotit, shpresojmë të bjerë…

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish mbi krizën energjitike në vend. Dje në Përmet ai është shprehur se lutet që të bjerë shi që të përballojmë krizën.

Gjatë një takimi që kryeministri ka zhvilluar në Gjirokastër ka përsëritur të njëjtën frazë. Ai shprehet që të mos ketë rritje të energjisë duhet të bie shi.

Rama tha se po shqytrohet mundësia që fasha 800kw/h të mos vihet as në nëntor.

Qeveria nuk do të lejojë që kriza e energjisë të shfaqet në faturën e energjisë. Pavarësisht se ne kemi vendosur fashën 800 kë/h, mbi këtë shifër janë një numër i vogël, duke parë që kishim një mundësinë nuk e lamë atë mundësi të fusnim duart në arkën e familjes.

Po shohim nëse kemi mundësi që të mos e vëmë në zbatim edhe për nëntorin, duhen reshje dhe kursim. Nuk duhen dëgjuar hienën e darkave të rublave. Përmbushim 75 % të nevojave, 25 % importohet ndaj po investojmë”, tha Rama.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit