Rama i mërzitur me shqiptarët, Elvis Naçi e kundërshton: Janë të mrekullueshëm!

Rama i mërzitur me shqiptarët, Elvis Naçi…

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ana e Elvis Naçit dhe ministrit për Rindërtim Arben Ahmetaj kanë qenë në Thumanë, ku kanë parë nga afër rindërtimet e shtëpive, pas tërmetit.

Rama u shpreh ndër të tjera se “ka shumë persona që hédhin topa balte” mbi të e donatorët. Ai shtoi se qeveria që kryeson dhe donatorët kanë dhënë kontribut maksimal për rindërtimet dhe se nuk kanë prékur asnjë lekë.

“Thumana është zona që është goditur më shumë nga çdo vend tjetër në Shqipëri. Një projekt do kohën e vet, do konceptimin, bëhet gjithë studimi, bëhet kontrata, bëhet infrastruktura e pastaj bëhen edhe shtëpitë. Paratë janë të gjitha aty. Hédhin topa balte ndàj nesh, por në fakt lekët janë aty.Rama dhe Elvis Naçi shkojnë në Thumanë: Sot nisi rindërtimi i shtëpive që u  prishën nga tërmeti - Ngjarjet e Ditës

Ka nga ata që thonë “ku shkuan lekët plako? Lekët nuk shkuan askund, sepse donatorët siç janë BE, Elvisi etj i hédhin vetë. Turqia ka sjellë vetë punëtorët, ka sjellë gjithë infrastrukturën. Fonadcionet kanë qenë bashkëpunues me ne”, tha Rama.

Ndërsa, Elvis Naçi tha se kryeministri nuk ka përse të mërzsitet me qytetarët, pasi shqiptarët janë të mrekullueshëm.

Ndërsa, Rama në “Facebook” lajmëron edhe nisjen e rindërtimeve në Thumanë, pas tërmetit shkatérrimtar.

“#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤

???Thumanë – Sot nisi rindërtimi i shtëpive pasi është shtruar e gjithë infrastruktura nëntokësore në truallin e ndërtimit të shtrirë në 12 hektarë, ku përmbajtja kënetore e tokës u konsolidua me shtresa gurësh e rrjetash të posaçme stabilizuese?

Kjo pjesë e shtëpive të Thumanës së Re do të rindërtohet nga Fondacioni Firdeus, ndërkohë që së shpejti nis puna për pallatet, ku përveç kontributit nga buxheti i shtetit që do të mbulojë edhe pjesën e godinave social – kulturore dhe zonat sportive, do të intégrohet edhe donacioni i Behgjet Pacollit?

#BashkëpërThumanën?”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/333845747943460/?v=333845747943460

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit