Rama i përgjigjet Opozitës: Pranoni realitetin, në 30 korrik do kemi risi ndryshimet Kushtetuese

Rama i përgjigjet Opozitës: Pranoni realitetin, në…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përgjigjes së Opozitës së Bashkuar lidhur me mbledhjen e Këshillit Politik.

Rama shkruan në Twitter se opozita duhet të pranojë realitetin, duke shtuar se në 30 korrik do të miratohen ndryshimet Kushtetuese dhe për këto palët duhet të ulen pa humbur kohë.

Postimi i Ramës
Miqtë opojashtëparlamentarë duhet të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën! Në 30 korrik do të kemi risi kushtetuese mbi të cilat duhet të ulemi pa humbur asnjë ditë. Prandaj të pranojnë realitetin e të mos e kushtëzojnë Këshillin Politik si Kuvendin dikur, se nuk funksionon! 

Nga ana tjetër, Opozita e Bashkuar kërkoi diskutime në tryezën e Këshillit Politik për rekomandimet e OSBE/ODIHR, të cilat lidhen me garancinë e votës, dhe jo për propozimet e Opozitës Parlamentare dhe mazhorancës për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit