Rama i prerë për studentët e pavaksinuar: Nuk do të lejohen në auditor

Rama i prerë për studentët e pavaksinuar:…

Për Stadiumin tha se supozohej  që tifozët të ishin të vaksinuar.

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Euronews foli për krizën energjetike por u ndal edhe tek nisja e vitit akademik dhe tek studentët e pavaksinuar.

Ai ishte i prerë kur foli për këtë pjesë dhe tha se asnjë student i pavaksinuar nuk duhet të futet në auditor.

I pyetur se ku është dallimi mes auditoriumeve dhe kafeve ku nuk kërkohet vaksina, kryeministri u shpreh se “nuk shkohet në auditorë apo kudo qoftë si në llotari me jetën”.

“Në Stadium ideja ishte që duhej të bëhej hyrja vetëm për persona të vaksinuar”, shtoi kryeministri duke thënë se nuk e di se a është zbatuar ky rregull.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit