Rama i ‘preu shiritin’, gati për të kapur qiellin kulla 24-katëshe e Ervin Matës te ish-Ekspozita

Rama i ‘preu shiritin’, gati për të…

Dikur vendndodhja e ekspozitës “Shqipëria sot”, sot është një prej zonave më të spikatura dhe të zhvilluara të kryeqytetit, ku çdokush do të dëshironte të banonte apo të ngrinte një biznes. Fiks në perimetrin e ish-Ekspozitës po bëhet gati betonizimi i radhës, për t’u ngritur si një qiellgërvitshtëse me parametra shqiptare, kulla 24-katëshe e Ervin Matës me lartësi 93 metra me sipërfaqe të përgjithshme të 24 kateve rreth 42 mijë metra katror. Objekti që përfshin 5 kate parkim nëntokësor dhe apartamente banimi apo zyra është pasqyruar në disa tabela jashtë gropës së ndërtimit, që kapin vëmendjen e çdo qytetari të cilët ndalen dhe e komentojnë.

Kulla e biznesmenit Ervin Mata do të ndërtohet nga Victoria Construction, kompania në emër të të atit, Luan Matës. Luan Mata është gjithashtu pronari i një hoteli që ndodhet në “Rrugën e Dibrës” në Tiranë. Një tjetër leje kjo e dhënë nga vetë dora e Ramës si kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, e firmosur më 8 nëntor 2019. Kulla e quajtur Ekspozita Building do jetë kulla e dytë më e lartë në kryeqytet.

Ervin Mata ishte pjesëmarrës në ngjarjen e bujshme që tronditi Tiranën, ndërsa pas vrasjes ai u arratis dhe u shpall në kërkim nga policia. Ai u vetëdorëzua disa muaj më pas, ndërsa gjykata “zemërgjerë” e liroi nga qelia, duke dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndonëse prokuroria kërkoi masën “arrest me burg”, me argumentin se nga pamjet filmike duket se Ervin Mata ka shtyrë në konflikt Mervjol Billon. Ky i fundit akuzohet për vrasjen e Fabjol Gaxhës, por që ende nuk është vënë në pranga nga policia.

Ndërkohë ajo që vlen për t’u theksuar është që plani i ndërtimit të kullës në fjalë nuk është njoftuar nga Bashkia e Tiranës dhe qeveria, çka të bën të dyshosh, pasi ka mungesë transparence për publikun.


Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit