Rama i rikthehet “dashurisë” me Erdogan gjatë vizitës në Turqi, zgjedh të shprehet me "emoji"

Rama i rikthehet “dashurisë” me Erdogan gjatë…

Gjatë qëndrimit të tij në Turqi, kryeministri Edi Rama është takuar në Ankara me presidentin turk Recep Tayip Erdogan.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka ndarë një foto me Erdoganin. Edhe këtë herë ka mbetur mister tema e bisedës mes tyre, kjo pasi mediat turke, por edhe kryeministri Rama nuk dha asnjë koment. Foton e takimin me Erdoganit, Rama e shoqëron me një “emoji” ku shtrëngohen duart.

Kujtojmë se marrëdhëniet e mira të Ramës me Presidentin turk nuk kanë qenë vetëm mbështetje për kryeministrin, por Turqia ka vendosur të sjellë shumë para për investime të mëdha në Shqipëri. Megjithatë, një nga projektet e përbashkëta më të përfolura ka qenë ai i aeroportit të Vlorës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit