Rama i vendosur për mbylljen e jetës së natës: Nuk do ngjishen më në kutitë me zhurma

Rama i vendosur për mbylljen e jetës…

Edi Rama ka folur në seancën e sotme parlamentare edhe për jetën e natës.

Ai vazhdon të jetë stoik dhe i vendosur, se lokalet e natës nuk do hapen.

Rama u shpreh se ndjen keqardhje për ata që reaguan keq kundër ashpërsimit të masave për lokalet dhe muzikën, por tha se ishte e domosdoshme kur gjithçka tjetër vihet në pikëpyetje.

‘’Keqardhje për disa të cilët reaguan në protestë, kuptohet dixhitale lidhur me masën më të fundit të marrë nga Ministrja për mbylljen e diskove, klubeve të natës dhe mjediseve me muzikë. Ishte në kushtet kur gjithçka tjetër vihet në pikëpyetje. Nëse njerëzit ngjishen si sardelet në kutitë me zhurma.’’- tha Rama.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit