Rama ‘ia mbledh’ Aleksandër Frangajt: Nëse do të na mbyllësh gojën, hiq dritat, por mendoje mirë!

Rama ‘ia mbledh’ Aleksandër Frangajt: Nëse do…

Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka folur për krizën e paralajmëruar, ndërsa përballë kishte avokatin Adriatik Lapaj.

Ndërkohë pas diskutimeve për problemet në vend dhe debateve mes Ramës dhe avokatit, në orën 23:00 në emision bie  gongu, i cili tregon se emisioni duhet të mbyllet për disa minuta, pasi në ekran do të transmetoheshin lajmet.

Këtë gjë Rama nuk e ka pranuar dhe e ka refuzuar, duke detyruar pronarin e Tv Klan, Aleksandër Frangaj që të vijojë me emisionin dhe të shtyjë edicionin  e lajmeve. Rama tha se nëse Frangaj do t’i mbyllë gojën, atëherë mund të mbyllë emisionin, por do të duhet ta mendojë mirë këtë veprim.

Rama:

Thuaji Sandrit që “shyqyr që erdha në një emision ku po flas me dy njerëz për njerëzit”. Jo me dy analistë për seksin e ëngjëjve. Aleksandër nuk ka. Regjimi vendos që djali do flasë, do vazhdojë emisioni. Nëse Aleksandër Frangaj do të na mbyllë gojën, le të heqi dritat, por ta mendojë mirë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit