“Rama ik, Rama kriminel”, shqiptarët e Irlandës presin me protesta kryeministrin

“Rama ik, Rama kriminel”, shqiptarët e Irlandës…

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga shqiptarë të diasporës në Dublin të Irlandës, ku ndodhet për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), që zhvillohet më 12 nëntor 2026.

Në këtë samit pritet të marrin pjesë mbi 50 krerë shtetesh dhe qeverish nga vende të ndryshme të Evropës, ku në fokus do të jenë siguria, bashkëpunimi politik dhe sfidat e përbashkëta të kontinentit.

Ndërkohë, vizita e kryeministrit shqiptar në Dublin është shoqëruar me protesta nga përfaqësues të diasporës shqiptare, të cilët kanë dalë kundër tij me thirrjet “Rama ik!”.

Protestuesit shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisjes së Edi Ramës dhe kundërshtojnë përfaqësimin e vendit prej tij, duke ngritur pikëpyetje mbi legjitimitetin e përfaqësimit të interesave të shtetit dhe kombit shqiptar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit