Ndërsa protestat kundër qeverisë vijojnë prej 66 ditësh me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kreu i qeverisë është shfaqur duke ndjekur rutinën e tij verore. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Rama shihet duke pushuar në bregdetin e Dhërmiut.
Në video, të publikuar nga faqja “Antidroga”, kryeministri shfaqet duke lëvizur me skaf në det, i veshur me kapele dhe syze dielli. Pamjet janë shpërndarë pas përfundimit të sesionit parlamentar.
Në skaf, përveç Ramës dhe bashkëshortes së tij, shihen edhe dy fëmijë të vegjël. Pamjet kanë qarkulluar në rrjetet sociale, në një kohë kur opozita dhe protestuesit vijojnë thirrjet e tyre kundër qeverisë.