Bashkëpunimi për 'të kapur' pushtetin/ Rama: Jam i gatshëm të bisedoj me Bashën

Bashkëpunimi për ‘të kapur’ pushtetin/ Rama: Jam…

Kryeministri Edi Rama, shprehu sot gadishmërinë për tu ulur në bisedime me Lulzim Bashën, kurdo që kreun e opozitës të dojë.

Rama tha se, ai po të ishte në vendin e Bashës, do të ishte “në vijimësi i interesuar për dialog, tryezë, marrëveshje, rimarrëveshje në proces”.

Ndërsa Basha, sipas Ramës, ka frikë ka zërat se mes opozitës dhe shumicës ka komunikim:

“Teorikisht thuhet se kryeministri mund të humbë më shumë kur takohet, por unë nuk e kam problem, Luli e ka problem.

Ndoshta duke menduar se kështu  shpërndan zërat që ne ndërkohë ne komunikojmë, por nuk funksion kështu.

Të takohemi? Patjetër në cdo herë për cdo gjë. Duhet të flasim dhe diskutojmë.

Nuk është me ultimatume dhe kërcënim”,- u shpreh Rama në një deklaratë për mediat.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit