Rama jep lajmin: Nesër nisim vaksinimin kundër Covid-19

Rama jep lajmin: Nesër nisim vaksinimin kundër…
Featured image of article: Rama jep lajmin: Nesër nisim vaksinimin kundër Covid-19 

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nesër nis vaksinimi kundër COVID19 në Shqipëri. “Nesër nisim vaksinimin antiCovid19”,-shkruan Rama në rrjetet sociale.

Aktualisht deri më tani Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza nga kompania Pfizer. 10.700 dozat e para ishin parashikuar të vinin në javën e tretë të muajit Janar, por duket se termat e marrëveshjes kanë ndryshuar.

Në muajin shkurt në Shqipëri pritet të vijnë 30 mijë dozat e tjera,  ndërsa nuk ka informacion për vijimësinë e vaksinimit. Vaksinimi do të fillojë me bluzat e bardha, mësuesit, policët dhe moshat e rrezikuara mbi 75 vjeç.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit