"Rama jepe dorëheqjen", studentët e Filologjisë braktisin auditoret dhe i bashkohen protestës

“Rama jepe dorëheqjen”, studentët e Filologjisë braktisin…

Protesta studentore në kryeqytet po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha, teksa studentë nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës po i bashkohen marshimit kundër qeverisë.

Pas studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe atyre të Shkencave të Natyrës, protestës i janë bashkuar edhe të rinjtë e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, duke shtuar radhët e protestuesve në rrugët e kryeqytetit.

Të bashkuar në marshim, studentët kanë lëshuar thirrje të forta kundër qeverisë, ndërsa në qendër të protestës është vendosur kërkesa për largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Rama, jep dorëheqjen!”, ka qenë slogani që të rinjtë kanë brohoritur njëzëri gjatë marshimit.

Bashkimi i studentëve nga disa fakultete po i jep një tjetër dinamikë protestës, ndërsa pakënaqësia e të rinjve po shprehet gjithnjë e më fuqishëm në rrugët e Tiranës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit