Rama justifikohet për largimin e të rinjve: Njësoj ndodh edhe në rajonin më të pasur të Italisë

Rama justifikohet për largimin e të rinjve:…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë të përbashkët me përfaqësuesin e Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas. Ky i fundit tha se emigrimi i shumtë i të rinjve është një kambanë alarmi për vendin.

Por, sikur bën në çdo herë, edhe sot kryeministri nuk ngurroi të justifikohej. Ai tha se njëjta gjë ndodh edhe në zonat më të pasura në Itali nuk ndodh vetëm në vendin tonë.

Sa i takon këngës së ikjes, ishim në Verona për Panairin e Verës, që është rajoni më i pasur i Italisë, dhe që ka 5 milionë banorë, dhe 600 mijë ndërmarrje dhe kemi pasur një darkë pune me guvernatorin, dhe e di se cili ishte shqetësimi më i madh i tij? Largimi i mjekëve, largimi i specialistëve të nivelit më të lartë! Atëherë pse ikin mjekët nga rajoni më i pasur i Italisë, se ka korrupsion?

Ikin se kjo është koha ku jetojmë, se të gjitha produktet e globalizmit, që vijnë nga qendrat e pasura, arrijnë në zgëqen më të humbur, të vendit më të pazhvilluar, dhe e ngrenë atë të riun që jeton atje”, u shpreh ai.

Duke thënë se jemi në një kohë të tillë kur njerëzit shkojnë në vende që kanë të ardhura më të larta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit