Rama: Kemi patur përmirësim të nivelit në Fierzë, KESh blen 33.9 mln euro energji

Rama: Kemi patur përmirësim të nivelit në…

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka blerë 33.9 mln euro energji në një ankant që do t’i sigurojë vendit energji për datat 1-31 tetor.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama është shprehur se fasha 800 kwh për të gjithë konsumatorët familjarë të energjisë elektrike nuk do të hyjë në fuqi më 1 tetor.

Një nga arsyet kryesore sipas Ramës është rënia e temperaturave të nxehta që uli edhe kërkesën nga 17 mijë në 11 mijë, si dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për të kursyer si dhe përmirësimi i nivelit në Fierzë.

Meqënëse Hec-et janë plot pse duhet që Kesh të importojë energji nga jashtë?

Në 1 shtator kur ne vendosëm fashën me çmim të mbrojtur deri 800 kë, kërkesa për energji nga KESH ishte rreth 17, 000 Kwh, sot është rreth 11, 000 Kwh.  Në 1 shtator kur lançuam fashën mbi 800 Këh, kjo kërkesë ishte ndjeshëm më e lartë se sa ç‘është sot pra, dhe pa diskutim në këtë ulje të ndjeshme ka luajtur rol rënia e temperaturave të nxehta, por s’ka dyshim se rol të rëndësishëm ka edhe fillimi i dukshëm i një qasje pozitive të abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë.

Nga ana tjetër ditët e fundit, kemi pasur përmirësim të nivelit në Fierzë, aty ku është dhe burimi kryesor i energjisë, dhe presim që të materializohen dhe parashikimet për reshje të tjera në fund të dhjetë ditëshit të parë të tetorit.

Prandaj në këto kushte, bazuar sigurisht në një analizë shumë më të detajuar të të gjithë parametrave teknikë dhe të projeksioneve, si dhe me angazhimin e plotë për të shfrytëzuar çdo mundësi dhe hapësirë që krijohet që ta lehtësojmë sadopak barrën faktike, por dhe atë psikologjike të kësaj situate, mbi të gjitha familjet, të cilën s’e ka krijuar qeveria, po qeveria e ka barrën ta menaxhojë sa më mirë të jetë e mundur, ne vendosëm që aplikimi i fashës 800 Kwh të mos hyjë në fuqi në muajin tetor.- tha Rama.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit