Rama “kërcënon” me ndërprerje fondesh bashkitë që do të votojnë opozitën: Ta harrojnë qeverinë

Rama “kërcënon” me ndërprerje fondesh bashkitë që…

Në fjalimet e tij për fushatën zgjedhore Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer edhe “kërcënimet” për ata që do të votojnë si krytarë bashkie kandidatët e opozitës. Sot ai ishte në Kamëz për të kërkuar votat për Rakip Sulin.

 Në fjalën e tij ai “kërcënoi” me ndërprerje fondesh nga ana e qeverisë të gjitha Bashkitë që në 14 Maj do të vendosin që të zgjedhin për drejtues përfaqësuesit e opozitës.

Rama tha se atje ku do bëhen pjesë personat e non-garatave qeveria nuk do të kontribuojë, sepse nuk do të bashkëpunojë me persona që i dëbon SHBA.

Duke lënë kështu të kuptohet qartë se nuk do të jepen fonde për bahskitë që do të kenë kryetarë nga radht e të djathtëve.Kush do fusi gomarin me dy veshë të gjata në bashki, ta harrojë qeverinë. Ne nuk mundet kurrë që të na vënë para këta medemek në emër të votës, të na detyrojnë të bashkëpunojmë me individë të shpallur non grata, jo nga unë por nga SHBA-të. Me SHBA do luftojnë? Kjo nuk është sfidë, por turp dhe me këtë turp Shqipërisë ne nuk do ia lejojmë”, u shpreh kryeministri.

Ndërkohë, të njëjtin paralajmërim me ndërprerje fondesh dhe mbështetje nga qeveria për pushtetin lokal, Rama e bëri disa ditë më parë edhe në Bashkinë e Kavajës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit