Rama: Këshilli Politik mblidhet në 17:00, opozita të mos e bojkotojë

Rama: Këshilli Politik mblidhet në 17:00, opozita…

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka firmosur marrëveshjen me të ashtuquajturën ‘opozita parlamentare’ për ndryshimet kushtetuese.

Nga opozita e bashkuar jashtë parlamentit, e quajtën një akt diabolik të kryeministrit i cili ka për qëllim destabilitetin e vendit, ndërsa sot në orën 17:00 do të mblidhet serish Këshilli Politik.

Në një postim në Twitter, Kryeministri Rama i ka bërë thirrje opozitës të mos e bojkotojë dhe ka kërkuar të vijojnë dialogun tripalësh.

Kryeministri Rama në Twitter:

Sot në 17:00 është propozuar nga ana jonë përmes Damian Gjiknurit mbledhja e Këshillit Politik. Përsëris apelin për OP jashtëparlamentare që të mos e bojkotojë Këshillin Politik dhe të vijojmë dialogun tripalësh së bashku me OP parlamentare, për reflektimet e risive kushtetuese!

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit