Rama krenohet me reformën në drejtësi, pas shumë vitesh asnjë "peshk i madh" pas hekurave

Rama krenohet me reformën në drejtësi, pas…

Kryeministri Edi Rama vijon te trumbetojë, që reforma në drejtësi është suksesi i padiskutuar i tij dhe PS.

Në mbi 10 vite në krye të qeverisë, Rama nuk ka kursyer që të emërojë në pozicone kyçe të kabinetit qeveritar, persona problematikë, me të shkuar të errët, por ende edhe sot nuk kemi asnjë zyrtar të lartë të arrestuar apo ti sekuestrohet pasuria.

Ministra e deputetë sot kanë vënë mijëra euro pasuri, burimi i të cilave nuk dihet, por i shijojnë ato si duan.

Madje edhe vetë Rama e di që shumë persona nga familja e tij politika janë të zhytur në batak, por përgjegjësinë e ka kaluar në personale.

Karrigia e pushtetit është një kafshë e egër që po e le të të hyjë në trup, të mbush xhepin por të merr mendjen, ndaj kush e harron se ajo karrige është e popullit dhe e shtetit, meriton çdo ndëshkim që parashikon ligji.

Për ata që harrojnë se për çfarë e kanë këtë karrige dhe kur i kap rrjeta e drejtësisë presin ndihmë nga partia apo bëjnë viktimën e konspiracioneve, është detyrë dhe përgjegjësi e tyre për ta mbajtur”, tha Rama.

Por sa të besueshme janë këto deklarata të Ramës?

Arben Ahmetaj, i njohur edhe si Tigri, është shpallur në kërkim nga SPAK për disa vepra penale, e qe vijon nga arratia të shijojë paratë e fituara në kurriz të qytetarëve. Para se SPAK të shpallte urdhë- arrestin, duket se vetë qeveria u kujdes që ta largonte nga Shqipëria.

Nga ana tjetër, kemi Erion Veliajn, kumbarin e aferës së shekullit, inceneratorit të Tiranës dhe i akuzuar për vrasjen e Ardit Gjoklajt, që nuk po i hyn gjemb në këmbë. E kjo, vetëm falë mbështetjes që Rama po i jep Veliajt.

Vetëm në këto dy raste, a duhet besuar kryeministri Rama se reforma në drejtësi është suksesi më i madh? Pa përmendur këtu që edhe ministra e ish ministra të Ramës janë nën hetim për afera të ndryshme, por deri tani janë dënuar “zarat” dhe jo kokat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit