Rama krijon ‘ministrinë e propagandës’ dhe monitorit të medias

Rama krijon ‘ministrinë e propagandës’ dhe monitorit…

Qeveria shqiptare ka vendosur të shtunën të krijojë një institucion të ri, roli i të cilit ka të bëjë me mediat. Ky institucion do të kontrollojë marrëdhëniet publike të të gjitha ministrive dhe do të drejtohet nga zëdhënësi i kryeministrit.

Institucioni do të quhet Agjencia për Media dhe Informim. Ai ka për detyrë të përcjellë në publik aktivitetin e kryeministrit dhe ministrave, pra propagandën e qeverisë dhe të “monitorojë median” për të parë reagimin e publikut ndaj qeverisë.

Sipas vendimit agjencia “vëzhgon publikimet e mediave dhe mjetet e komunikimit masiv, për të evidentuar perceptimin dhe qëndrimin e publikut” ndaj veprimtarisë së qeverisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit