Rama kthen Shqipërinë në “Big Brother”, shqiptarët me 5 lekë në xhep ai nis podcast

Rama kthen Shqipërinë në “Big Brother”, shqiptarët…

Kryeministri Rama nuk iu ndahet veprimeve të çuditshme dhe aspak produktive për vendin, por që duken më shumë si kalim kohe në Kryeministri.

Pas hapjes së televizionit ERTV, duket se kryeministri Rama do të konkurrojë edhe fushën e podcasteve. Ai po e kthen Shqipërinë në një “Big Brother” ku vetëm luhet dhe rregullat i ndryshon ai sipas dëshirës.

Ai ka lajmëruar përmes një postimi në Twitter me 1 prill se do të hapë një podcast shumë shpejt. Ku pretendon se aty qytetarët mund të flasin me të për cdo problem. Në fakt ne kemi parë deri më tani që edhe në rrjetet sociale kryeministri vetëm ironizon dhe tallë qytetarët që i shkruajnë.

Ndërsa sot ka publikuar një video ditën e stome. “Mirëmëngjes dhe me disa fjalë për Podkastin tim, FLASIM, që së shpejti do të hapë siparin për të ftuarit, ju uroj një javë të mbarë. Është një eksperiencë e re për mua dhe për ju: është podkasti im për të folur lirshëm, me personazhe të skenës publike, artit, kulturës, medias, shqiptarë, të huaj, miqësor apo jo ndaj meje, madje edhe kundërshtarë pse jo nëse e pranojnë ftesën. Kjo është dëshira… flasim“, thotë Rama.

Me të drejtë në këtë njoftim të bërë një qytetarë e pyet nëse edhe për ta do të ketë një shpërblim njësoj si me pensionistët. Ndërkohë edhe këto të fundit në këto ditë kanë deklaruar se 5 mijë lekë të reja shpërblim nuk janë asnjë ndihmë për ta, sepse me ato para nuk paguajnë dot as ujin dhe faturën e energjisë elektrike. 

Akoma nuk dihen se cilat do të jenë tema që do të diskutohen në këto podcast apo cilët janë të ftuarit, por duket se kryeministri ka aq shumë kohë të lirë, sa i del edhe për podcaste. Ndërsa qytetarët punojnë me orë të zgjatuara por në fund të ditës nuk iu mbetet 5 lekë në xhep, pasi i vjel qeveria me taksa dhe çmimet që sa vijnë dhe rriten.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit