
Vetëm tre muaj më parë, TikTok u bllokua në Shqipëri me urdhër të qeverisë Rama, përmes një justifikimi të qartë: mbrojtja e të miturve. Masa hyri në fuqi vetëm dy muaj para zgjedhjeve, në një kohë kur rrjetet sociale ishin gjithnjë e më shumë mjet komunikimi politik dhe kritik.
Sot, aplikacioni është rikthyer në funksion të plotë, pa VPN, pa pengesa, pa asnjë njoftim zyrtar. Njoftimi mungon, por mesazhi është i qartë: gjithçka duket se është “rregulluar”.
Përdorimi i TikTok-ut, në fakt, nuk u ndal asnjëherë. Gjatë muajve të bllokimit, qytetarët e përdorën më shumë se kurrë përmes VPN-ve. Ndaj dhe pyetja lind natyrshëm: a ishte ndalimi një masë për të miturit apo këtu qëndron diçka tjerët?
Pra, me sa duket, TikTok-u ishte një kërcënim serioz për të miturit… derisa kaluan zgjedhjet. Sot, aplikacioni është rikthyer pa zhurmë, pa shpjegime, si të mos kishte ndodhur asgjë. Siguria e fëmijëve? Mesa duket, ajo nuk përbën më shqetësim