Pyet biznesmenen për partnerin francez, Rama merr lajmin e 'zi' nga Kumbaro: Nuk jeton më!

Pyet biznesmenen për partnerin francez, Rama merr…

Gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me disa biznesmene të sektorit të bujqësisë. Por tani jemi mësuar me gafat e tij gjatë fushatës dhe një të tillë e bëri edhe sot kur pyeti biznesmenen Elona Ballbani për bashkëshortin nga Franca. Pa u informuar mirë dhe aspak i matur, ai pyeti për francezin por u ‘habit’ kur mori vesh se ai nuk jetonte më pasi kishte ndërruar jetë nga Covidi. Ishte Kumbaro ajo që i “tërhoqi veshin” Ramës duke i thënë se partneri i Elonës ka ndërruar jetë nga Covid. Rama mbetet i befasuar dhe i kërkon ndjesë, ndërsa vijon dhe e pyet se ku e mori virusin.

BISEDË:

Kumbaro: Kjo është Elona nga Bllabani.

Rama: Elona është kampione. Cfarë thotë ai francezi jot?

Kumbaro: Francezi nuk është më, ka ndërruar jetë nga Covid.

Rama: Ndjesë, ndjesë, nuk e dija. Po ishte këtu?

Gruaja: Në Francë

Rama: Në Francë e mori?

Gruaja: Jo e mori këtu, ndërroi jetë në Francë.

Rama: Ajaj, më vjen shumë keq. Nuk e kam marrë vesh. Tani po e dëgjoj për herë të parë.

Kumbaro: Elona e vazhdon projektin.

Rama: Domethenë do të vazhdosh të rezistosh?

Gruaja: Patjetër.

Rama: Respekte.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit